Bayern Munichu vazhdon ecurinë pa fitore në udhëtim te Bayer Leverkuseni.
Bavarezët të shtunën barazuan 1:1, dhe mbeten pa fitore në Bundesligë te kjo skuadër në udhëtim që prej 17 tetorit të vitit 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAleix Garcia shënoi në minutën e gjashtë për Leverkusenin, ndërsa Jonathan Tahut të mysafirëve iu anulua një gol për prekje me dor.
Nicolas Jackson më pas e la Bayernin me dhjetë lojtarë, pas kartonit të kuq në minutën e 42-të.
Tjetër gol për prekje me dorë iu anulua edhe sulmuesit Harry Kane.
Ndërkohë, Luis Diaz, i cili e shënoi golin e barazimit në minutën e 69-të, u përjashtua nga loja gjashtë minuta para fundit pas kartonit të dytë të verdhë.
Gol për pozitë jashtë loje në minutën e 93-të iu anulua edhe Leverkusenit, kur shënoi Jonas Hofmann.
Bayern Munichu i pari i ka 67 pikë, ndërsa Leverkuseni mbetet i gjashti me 45 pikë.