Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni zyrtarizon vazhdimin e kontratës me Neuerin

Manuel Neuer

Bayern Muncheni e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me portierin Manuel Neuer. 

Neuer do të jetë pjesë e Bayernit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

40-vjeçari Neuer është ikonë e klubit të madh gjerman. 

Neuer është pjesë e Bayernit që nga viti 2011. Së fundi ka fituar edhe titullin e kampionit të Gjermanisë. Ka edhe shumë trofe të tjerë të fituar.

“Mendova mjaftueshëm para se ta merrja vendimin dhe tani jam shumë i lumtur. Në ekipin tonë të portierëve qëndrojmë së bashku dhe përpiqemi të vazhdojmë të ngremë nivelin, duke shtyrë vazhdimisht njëri-tjetrin dhe duke u përgatitur sa më mirë të jetë e mundur për ndeshje”, u shpreh portieri shtatlartë pas vazhdimit të kontratës.

Bayerni pos Neuerit ia ka vazhduar kontratën edhe portierit Sven Ulreich. Ulreich, njësoj si Neueri, ka nënshkruar kontratë të re edhe për një edicion tjetër.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur. Ndihem shumë mirë, ende kam pasion të madh për futbollin dhe tashmë jam lidhur shumë me Bayernin. Kemi një skuadër fantastike dhe një staf trajnerësh të mrekullueshëm, ndaj është kënaqësi të punosh çdo ditë, veçanërisht me grupin e portierëve”, ka thënë 37-vjeçari Ulreich.