David Beckham ka bërë histori duke u bërë sportisti i parë miliard britanik. Kjo u bë e ditur pas publikimit të listës të të pasurve nga Sunday Times.
Përkrah gruas së tij, Victoria, legjenda e Manchester Unitedit ka parë pasurinë e tij neto të rritet në vlera rekorde, e nxitur nga fitimet për shkak të markave dhe aksionet e tij të suksesshme në klubin e futbollit, Inter Miami, shkruan “goal.com”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasuria e Davidit dhe Victorias zyrtarisht ka kaluar shifrën prej 1 miliard funtesh. Ka arritur në 1,185 miliardë funte (1,36 miliardë euro) këtë vit.
Kjo arritje historike e vendos ish-kapitenin e Anglisë në futboll të dytin në listën e figurave më të pasura të lidhura me sportin. Ai renditet pas familjes së ish-drejtorit ekzekutiv të Formula 1, Bernie Ecclestone.
Ngritja financiare e Beckhamit është mbështetur n ga roli i tij në Miami, klub i cili momentalisht vlerësohet 1,45 miliardë dollarë, duke e bërë atë klubin më të vlefshëm në MLS të SHBA-së.