Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Berberi i Cucurellas, "informatori" i Chelseat

Berberi

Kur formacioni titullar i Chelseat u publikua pak para se të niste ndeshja ndaj Brightonit të martën mbrëma, ky lajm ka mundur të mos jetë befasi për dikë. 

Fotografi të ndryshme kanë qarkulluar për orë të tëra në platformën “X”, ku thuhej se mesfushori Cole Palmer dhe sulmuesi Joao Pedro, nuk do të jenë titullarë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata munguan në fakt. 

Është bërë e ditur se postimi ka ardhur nga berberi i mbrojtësit të Chelseat, Marc Cucurella. 

“Palmer dhe Joao Pedro janë të lënduar”, shkruhej në postimin e tij. “Ja ku e keni lajmin ekskluziv”. 

Kishte po ashtu një fotografi me prapavijë të flokëve të Cucurellas. 

Nuk kishte publike asgjë rreth lëndimit muskulor të Palmerit, ndërsa Joao Pedro kishte bërë teste mjekësore në mëngjesin e së martës. 

Chelsea është i shtati në Premier League, ndërsa do t’i ketë edhe katër ndeshje për t’i zhvilluar. Të dielën, Chelsea do të luajë në gjysmëfinale ndaj Leedsit në “Wembley Stadium”.