Beshiktashi synon transferimin e kapitenit të Sunderlandit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.
Kështu ka raportuar të mërkurën mediumi turk “A Spor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij mediumi, emri i Xhakës është në mesin e katër futbollistëve që Beshiktashi synon t’i ketë në radhët e tyre.
Xhaka me Sunderlandin ka kontrtë deri në vitin 2028.
33-vjeçari ka treguar paraqitje të mira te Sunderlandi gjatë këtij edicioni në Premier League.
Ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pesë asistime në 30 ndeshje.
Pjesë e Beshiktashit është Milot Rashica.
Por Rashica pritet të largohet në verë nga skuadra elitare e Turqisë.