Futboll

Binjakët shqiptarë po kërkohen nga skuadra e Bundesligës

Erblin dhe Euron Bajraktari

Erblin e Euron Bajraktari po kërkohen nga skuadra e madhe gjermane, Borussia Monchengladbach.

Këtë e bëri të ditur të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Dy 16-vjeçarët po zhvillohen tek Young Boysi në Zvicër. Ata e kanë fituar Kupën e Zvicrës për grupmoshën U16.

Erblini luan si mbrojtës i krahut dhe mbrojtës i qendrës, ndërsa Euroli luan në të dy krahët.

Sipas Fabrizio Romanos, klubi gjerman ka nisur bisedimet për angazhimin e dy talenteve. Marrëveshja është afër.