Bosnjë-Hercegovina e kishte një mysafir të paftuar në stërvitjen e së hënës, të fundit para ndeshjes finale të plejofit ndaj Italisë.
Finalja e plejofit zhvillohet të martën në Zenicë, ndërsa një ushtar u EUFOR-it ka incizuar stërvitjen e boshnjakëve. Baza e ushtarëve ndodhet pranë kampit përgatitor të Bosnjë-Hercegovinës, shkruan “klix.ba”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtari italian qëndroi pranë fushës në Butmir edhe pasi kaluan 15 minuta, për sa ishte e hapur stërvitja për publikun.
Më pas boshnjakët kanë kuptuar se ushtari e ka incizuar stërvitjen me telefon.
Për shkak të këtij incidenti, Federata e Bosnjë-Hercegovinës ka bërë ankesë në misionin e EUFOR-it.
Nga Ministria e Mbrojtjes e Italisë kanë thënë për “klix.ba” që ushtari nuk ishte spiun por kureshtar.