Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Botafogo mposht Seattlen para 30 mijë shikuesve

Botafogo mposht Seattlen para 30 mijë shikuesve

Cunha dhe Igor Jesus kanë shënuar nga një gol në pjesën e parë për fitoren 2:1 të skuadrës braziliane Botafogo, ndaj asaj amerikane Seattle Sounders.

Ndeshja i takoi Grupit B të Kupës së Botës për Klube dhe u zhvillua në natën mes të dielës e së hënës në Seattle, para 30 mijë shikuesve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin për skuadrën amerikane e realizoi Cristian Roldan në minutën e 75-të.

Në ndeshjen e parë të këtij grupi, PSG-ja fitoi 4:0 ndaj Atletico Madridit.

Më 19 qershor, Seattle luan me Atleticon, ndërsa PSG-ja me Botafogon.