Futboll

Caktohet orari i ndeshjeve të Kosovës

Kosova

UEFA e ka caktuar të premten orarin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Kosova fillon më 24 shtator në shtëpi ndaj Irlandës. Menjëherë më 27 shtator "Dardanët" luajnë në udhëtim ndaj Austrisë.

Më 1 tetor është ndeshja Izrael - Kosovë, kurse më 4 tetor, Kosovë - Austri.

Dy ndeshjet e fundit janë në nëntor.

Më 14 nëntor, Kosova e pret Izraelin, kurse më 17 nëntor është ndeshja Irlandë - Kosovë.