Riccardo Calafiori është detyruar të tërhiqet nga kampi i Përfaqësueses së Italisë para ndeshjes së fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026. Italia të dielën nga ora 20:45 e pret Norvegjinë. Norvegjia i prin Grupit I me 21 pikë. Italia ka tri pikë më pak në pozitën e dytë.
Mbrojtësi i Arsenalit, Calafiori, u largua nga grumbullimi për shkak të lëndimit.
Calafiori nuk u përfshi në skuadër as për ndeshjen e së enjtes ndaj Moldavisë.
Ai është stërvitur individualisht me qëllimin për t’u kthyer në formën më të mirë fizike për ndeshjen ndaj Norvegjisë. Por selektori i Italisë, Gennaro Gattuso, të shtunën në konferencë për shtyp e konfirmoi se 23-vjeçari Calafiori nuk mund të luaj as ndaj Norvegjisë për shkak të lëndimit.