Futboll

Çekia shkarkon selektorin pas humbjes nga Ishujt Faroe

Ivan Hashek

Federata e Futbollit e Çekisë, e ka shkarkuar selektorin Ivan Hashek të mërkurën pas humbjes 2:1 nga Ishujt Faroe në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Disfata të dielën nga Ishujt Faroe me popullsi prej 55 mijë banorësh, ishte më e rënda për çekët në një turne të madh që nga humbja 1:0 në udhëtim nga Luksemburgu në kualifikimet për Evropianin e zhvilluar 20 vjet më parë.

Nën drejtimin e Hashekut, Çekia u eliminua në fazën e grupeve të Evropianit 2024, por fituan grupin e tyre në Ligën e Kombeve dhe u ngritën në Ligën A.

Ish-lojtari i madh çek, Pavel Nedved, është ngarkuar të hartojë një listë me kandidatët për të marrë drejtimin e Çekisë.