Bersant Celina do të largohet nga AIK-u suedez, skuadër të cilës iu bashkua në vitin 2023, dhe do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.
Mesfushori me tipare sulmuese, i cili u zhvillua si futbollist te Godseti në Norvegji e Manchester City në Angli, ka luajtur edhe për skuadra si Twente, Ipswich, Swansea, Dijon, Kasimpasha e Stoke City.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo29-vjeçari ka luajtur për Kosovën në 36 ndeshje, ndërsa e ka një gol të shënuar.
Mediumet suedeze kanë raportuar se Celina do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, ndërsa largohet si futbollist i lirë pas skadimit të kontratës.
Celina i realizoi shtatë gola dhe pati dy asistime në 17 paraqitje me AIK-un në këtë edicion.