Chelsea e ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit anglez, Jamie Gittens.
Gittens i është bashkuar Chelseat nga Borussia Dortmundi për 48 milionë euro.
Ai me klubin londinez ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2032.
“Ndihem shumë mirë. Është një ndjenjë e mrekullueshme të bashkohesh me një klub kaq të madh si Chelsea. Mezi pres të mësoj nga të gjithë në ekip dhe ta jap maksimumin këtu. Është një ndjenjë e mrekullueshme”, është shprehur Gittens të shtunën për faqen zyrtare të Chelseat.
Sulmuesi i krahut të majtë, Gittens, pjesë e skuadrës së parë të Dortmundit ishte nga viti 2022. Me “verdhezinjtë” zhvilloi 107 ndeshje duke kontribuar me 17 gola dhe 14 asistime.
Gittens më herët është paraqitur edhe për të rinjtë e Manchester Cityt dhe Chelseat.