Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Chelsea fiton, Tottenhami të dielën luan ndeshjen për mbijetesë

Chelsea

Chelsea i dha fund serisë pa fitore prej shtatë ndeshjesh në Premier League, pas fitores në xhiron e parafundit ndaj Tottenhamit.

Chelsea mposhti 2:1 të martën në shtëpi Tottenhaimin me golat e Enzo Fernandezit në minutën e 17-të dhe Andrey Santosit në minutën e 66-të.

Richarlison në minutën e 73-të shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Tottenhamit i duhej vetëm një pikë për të siguruar mbijetesën në Premier League.

Mbijetesën do ta kërkojë në xhiron e fundit kundër Evertonit në shtëpi. I mjafton vetëm një pikë për të situruar mbijetesën.

Chelsea e mbyll edicionin me ndeshjen në udhëtim kundër Sunderlandit të Granit Xhakës.

Edhe Tottenhami fiton dhe del nga zona e rënies Futboll 2 muaj më parë Tottenhami fiton dhe del nga zona e rënies

Chelsea është në vendin e tetë me 52 pikë, sa ka edhe Brentfordi, derisa Tottenhami ka dy pikë më shumë se West Hami i vendit të 18-të.

Tri vendet e fundit nuk sigurojnë mbijetesën në Premier League.

Tashmë Burnley dhe Wolvesi kanë rënë nga elita angleze e futbollit.