Chelsea e ka ndalur ecurinë e katër ndeshjeve pa fitore në të gjitha garat, ku kishte dy barazime e dy humbje.
Të shtunën në mbrëmje në “Stamford Bridge”, Chelsea e fitoi ndeshjen e xhiros së 16-të të Premier Leagues ndaj Evertonit, 2:0.
Cole Palmer në minutën e 21-të shënoi për 1:0.
Për sulmuesin anglez ishte goli i parë që prej muajit shtator, pasi lëndimi e la atë jashtë fushës për më shumë se dy muaj.
Malo Gusto ndërkohë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, e vendosi fituesin e këtij ballafaqimi.
Chelsea mbetet lartë në tabelë me 28 pikë, katër më shumë se Evertoni.