Futboll

Cilin trajner e vlerësojnë më së shumti Foda e Sylvinho?

Franco Foda

Luis Enrique, Hansi Flick, Mikel Arteta. Kjo është renditja e trajnerëve më të mirë të vitit 2025 sipas përzgjedhësit të Kosovës, Franco Foda.

FIFA ka publikuar vlerësimin e përzgjedhësve për trajnerin më të mirë të futbollit për vitin 2025. 

Foda e ka vlerësuar me pesë pikë Enriquen e PSG-së, me tri Flickun e Barcelonës dhe me një Artetan e Arsenalit.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, po ashtu vlerëson Enriquen e Flickun e pas tij Enzo Marescan e Chelseat. 

Sipas selektorit të Shqipërisë, Sylvinhos, renditja më e mirë e trajnerëve është: Luis Enrique, Hansi Flick, Arne Slot (Liverpool).

Renditja e Berat Gjimshitit, kapitenit të Shqipërisë, për trajnerë, është: Enrique, Maresca, Arteta. 

Ndërkohë kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka vlerësuar kështu: Luis Enrique pesë pikë, Mikel Arteta tri, Arne Slot një.

Enrique, Arteta, Slot ishte edhe renditja e Enis Bardhit, kapitenit të Maqedonisë së Veriut.

Lexo përditësimet tjera
FIFA

FIFA zgjedh më të mirët e vitit

Ousmane Dembele është fitues i çmimit “The Best”. Këtë çmim e ndan Federata Ndërkombëtare e Futbollit...