Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, do t’i pranojë “shumicën e pagave të papaguara” nga klubi i Premier Leagues.
Kështu ka vendosur gjykata, shkruan “BBC” të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrancezi Mendy ishte akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në gusht të vitit 2021.
Mendy ishte suspenduar, ndërsa nuk ishte paguar nga shtatori 2021 deri kur u largua nga klubi, në qershor të vitit 2023.
Vitin e kaluar, Mendy u shpall i pafajshëm për akuzat që ishin bërë.
Mendy pritet të përfitojë 13 milionë euro nga City.
Mbrojtësi i krahut të majtë me Cityn e ka fituar Premier Leaguen në vitin 2018, 2019 dhe 2021.
Paraqitja e fundit me Cityn ishte më 15 gusht 2021.
City e kishte transferuar Mendyn nga Monaco në vitin 2017 për afro 58 milionë euro.