Manchester City e ka vazhduar presionin ndaj Arsenalit dhe i është afruar në dy pikë, pas fitores ndaj Brentfordit të shtunën në mbrëmje.
Ndeshjen e xhiros së 36-të të Premier Leagues angleze, City e fitoi 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJeremy Doku në minutën e 60-të, Erling Haaland në minutën e 75-të dhe Omar Marmoush në minutën e 92-të, me asistim të Haalandit, i shënuan golat për fitore e ekipit të udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola.
Arsenali luan të dielën në udhëtim te West Hami dhe e ka mundësinë që të krijojë sërish diferencë prej pesë pikëve në rast të fitores.
Ndeshja e ardhshme për Cityn do të jetë në shtëpi ndaj Crystal Palacet, më 13 maj. Ajo është ndeshje e mbetur e xhiros së 31-të.
Brentfordi me humbje mbetet prapa në garën për kupat evropiane, ndonëse ende ka gjasa.
Brentfordi i ka 51 pikë në pozitën e tetë, dy më pak se Brightoni i shtati, që është në zonën që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.