Manchester City e ka transferuar mbrojtësin e majtë të Wolvesit, Rayan Ait-Nouri për 31 milionë funte.
24-vjeçari nga Algjeria ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2030 dhe është në dispozicion të Pep Guardiolas për Botërorin e klubeve.
City e nis kampanjën në Botërorin e zgjeruar të klubeve më 18 qershor ndaj Wydad AC të Marokut.
Ait-Nouri i ishte bashkuar Wolvesit për 14,9 milionë euro nga Angersi në vitin 2021. Ka shkëlqyer në edicionin e fundit dhe siguroi transferimin e madh.
City tashmë ka transferuar Tijjani Reijndersin nga Milani për 46,3 milionë funte.
“City është njëri prej klubeve më të mëdha në botë dhe shansi për të luajtur për këtë klub është ëndërr e realizuar. Jam i entuziazmuar që do të punoj dhe do të mësoj nga Pep Guardiola dhe nga ekipi i tij. Po ashtu që do të luaj përkrah lojtarëve të nivelit botëror”, ka thënë Ait-Nouri.