Manchester City nuk ka gabuar dhe ka avancuar në çerekfinale të “Carabao Cup”, pas fitores 3:1 të mërkurën mbrëma në udhëtim te Swansea.
Swansea është skuadër që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Megjithatë vendësit shënuan të parët me Goncalo Francon, por City u kthye me golat e Jeremy Dokut, Omar Marmoushit dhe Ryan Cherkit.
Disa prej lojtarëve titullar të Cityt ishin në bankën rezervë.