Futboll

City prezanton Reijndersin

Tijjani Reijnders te Manchester City

Manchester City të mërkurën e ka konfirmuar marrëveshjen me holandezin Tijjani Reijnders. Me 26-vjeçarin e mesfushës, gjiganti anglez ka firmosur për pesë vjet.

Reijnders u transferuar nga Milani, ku i kaloi dy edicionet e fundit. U shpall mesfushori më i mirë i edicionit 2024/2025 në Serie A. 

Vlera fillestare e transferimit është 46,5 milionë funte.

Pep Guardiola ka bërë katër përforcime deri më tani këtë verë. Ka angazhuar edhe Rayan Ait-Nourin, Marcus Bettinellin dhe Rayan Cherkin.

Reijndersi ka firmosur me kohë që të jetë pjesë e skuadrës në Kupën e Botës për Klube. 

“Jam shumë i lumtur që kam firmosur me Manchester Cityn. Është njëri prej klubeve më të mëdha në botë, me trajnerin më të mirë dhe lojtarë të nivelit botëror”, ka thënë Reijnders.