Dy gola në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes i shënoi Manchester City i udhëhequr nga trajneri Pep Guardiola, për të bërë vend në finale të Kupës FA.
Me fitoren 2:1 ndaj Southamptonit, City i Guardiolas mban gjallë shpresën për ta fituar “tripletën” në Angli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas triumfit në Kupën e Ligës, City është në garë për të triumfuar edhe në Kupën FA. Ndërkohë, është në rrugë të mirë për ta fituar edhe titullin në Premier League.
Skuadra e kategorisë së dytë e futbollit anglez, Southampton, kaloi në epërsi në minutën e 79-të me golin e Finn Azazit.
Por ishin Jeremie Doku në minutën e 83-të dhe Nico Gonzalez katër minuta më vonë, që ia siguruan fitoren Cityt.
Supergoli i Nicos:
Nico González what a banger ! pic.twitter.com/5nmVZnMvqS
— 🅸🅵🅴🅰🅽🆈🅸🅱🆇🆃 (@ifeanyibxt) April 25, 2026
Për Cityn ishte finalja e katërt rresht në Kupën FA. Asnjë skuadër tjetër nuk e ka arritur këtë sukses më parë.