Futboll

Çka u diskutua për penalltinë e shkaktuar nga Rrahmani?

Amir Rrahmani

Derbi italian ndërmjet Interit dhe Napolit përfundoi 2:2, të dielën mbrëma. Por prej diskutimeve më të mëdha ishin ato për penalltinë e dhënë në favor të Interit.

Penalltia u shkaktua nga mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani.

Mediat italiane kanë paraqitur diskutimin e bërë nga gjyqtari me dhomën VAR.

“Po e kontrolloj, po e kontrolloj... Prit, sepse ka një këmbë që shkelet, do ta kontrolloj tani. Të pëlqen kjo kamerë? Dani, do ta kontrolloj aplikacionin dhe pastaj do të njoftoj përsëri te monitori, më prit mua. Dani, të rekomandoj për një penallti të mundshme. Kjo është pika e fillimit, vetëm Mkhitaryan luan topin dhe shiko këtë tjetrin... 13-shja duke shkelur me këmbë. 13, numri 13”, raporton “Calciomercato”, të martën.

Numrin 13 në fanellë te Napoli e mban Amir Rrahmani.

Me penalltinë e akorduar nuk u pajtua trajneri i Napolit, Antonio Conte. Për shkak të protestave u përjashtua me karton të kuq.