Federata e Futbollit e Kosovës të premten ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosova - Rumania, e vlefshme për Ligën e Kombeve, kanë dalë në shitje.
Ndeshja e parë e “Dardanëve” në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, zhvillohet më 6 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe nis në orën 20:45.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBileta më e shtrenjtë do të jetë ajo VIP që kushton 80 euro.
Në perëndim, biletat do të jenë 20 euro. Nga 10 euro kushtojnë biletat në lindje, kurse në veri e jug, biletat kushtojnë nga 5 euro.
Kosova është në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Përveç Rumanisë, janë edhe Qiproja dhe Lituania.
Pas ndeshjes në shtëpi me Rumaninë, Kosova më 9 shtator luan në udhëtim te Qiproja.
Në tetor ballafaqohet me Lituaninë dhe Qipron, kurse këtë edicion të Ligës së Kombeve e mbyll me ndeshjet kundër Rumanisë dhe Lituanisë.