Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen që "Dardanët" e luajnë më 31 mars në "Fadil Vokrri".
Ende nuk dihet kundërshtari, e sidomos rëndësia e ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse Kosova fiton të enjten në Sllovaki, ndeshja e 31 marsit është finale e plejofit. Dhe përballë Kosovës do të jetë fituesja e ndeshjes Turqia - Rumania.
Nëse Kosova mposhtet në Bratislavë, ndeshja e 31 marsit është miqësore me humbësen e ndeshjes Turqia - Rumania.
LEXO EDHE:
Për tribunat jugore dhe veriore, çmimi i biletës është 10 euro. Për lindje bileta kushton 20 euro, ndërsa për perëndim 30 euro.
Për zonën VIP, bileta ka çmim prej 100 euro.