Mesfushori belg, Kevin De Bruyne, ditë më parë njoftoi për largimin nga skuadra e Manchester Cityt. Ai largohet në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata.
De Bruyne iu bashkua Cityt në vitin 2015 nga Wolfsburgu dhe prej asaj kohe ka fituar 16 trofe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe skuadrën e drejtuar nga trajneri, Pep Guardiola, ka realizuar 106 gola në 413 paraqitje në të gjitha garat.
“Talk Sport” ka raportuar të martën se De Bruyne mund të bëhet bashkëlojtar me Lionel Messin te skuadra e Inter Miamit.
Skuadra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Miami, është e interesuar që ta transferojë belgun.
Aktualisht te City, De Bruyne në vit i fiton mbi 20 milionë funte.
Është raportuar se 33-vjeçari De Bruyne ka pranuar pagë më të ulët që t’i bashkohet Miamit.
Te Inter Miami luajnë edhe futbollistë të njohur si Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.