Futboll

Debutim me asistim për Kutleshin 16-vjeçar

besian kutleshi

Mbrojtësi 16-vjeçar që në Australi vlerësohet shumë, Besian Kutleshi, ka pasur debutim shumë të suksesshëm në elitën e futbollit australian. 

Ai ishte asistues në golin e bukur që e shënoi Zane Schreiber në minutën e 84-t për 3:0. Kutleshi në lojë hyri në minutën e 68-të.  

Kutleshi është futbollist i Melbourne Cityt, bashkëlojtar edhe me Elbasan Rashanin dhe Medin Memetin. 

Rashani dhe Memeti munguan shkaku i lëndimeve të shtunën, në fitoren 4:0 të Melbourne Cityt në shtëpi ndaj Perth Gloryt, në ndeshjen e xhiros së dytë të “A-Leagues” australiane. 

Pas dy ndeshjeve, Melbourne City ka katër pikë.