Futboll

Deçiqi fiton me dy gola të Camajt

Ilir Camaj

Sulmuesi Ilir Camaj ka shënuar dy gola të bukur për Deçiqin të mërkurën mbrëma. 

28-vjeçari shënoi në minutën e 62-të me kokë nga një distancë e largët, dhe nga afërsia në minutën e 66-të. 

Me dy golat e tij, skuadra shqiptare e Tuzit të Malit të Zi, Deçiqi, fitoi në udhëtim te Dinamo Batumi gjeorgjian me rezultatin 2:0. 

Ishte ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. 

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave. 

Fituesi i këtij ballafaqimi në raundin e tretë kualifikues të kësaj gare luan kundër Helsinkit finlandez.