Futboll

Deçiqi merr edhe një lojtar nga Kosova

Arlind Maloku

Skuadra nga Tuzi, Deçiqi, ka angazhuar edhe një futbollist nga Kosova. Bëhet fjalë për mesfushorin Arlind Maloku që deri më tani ishte te Feronikeli 74.

“Maloku, mesfushor i talentuar dhe përfaqësues i U21 të Kosovës, vjen në klubin tonë me pritshmëri të larta dhe energji të re. I njohur për aftësitë e tij organizative në mesfushë, vizionin e lojës dhe disiplinën taktike, Arlindi do të jetë një përforcim i çmuar për skuadrën tonë në sezonin e ri”, ka njoftuar klubi shqiptar, që për drejtor sportive e ka Fatos Beqirajn.

Deçiqi është prej klubeve kryesore në futbollin e Malit të Zi.