Ousmane Dembele ka kontratë me Paris Saint-Germainin deri më 30 qershor të vitit 2028, por sulmuesi francez dëshiron që ta vazhdojë atë.
PSG-ja e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të parë në hisotri të klubit dhe e mbylli vitin 2025 me gjashtë trofe.
Në edicionin e kaluar, Dembele në 53 ndeshje i shënoi 35 gola dhe kontribuoi me 16 asistime.
Kjo bëri që ai të jetë fitues i “Topit të Artë”.
“Foot Mercato” ka shkruar të shtunën se parisienët dëshirojnë t’ia vazhdojnë kontratën e tij me pagë vjetore prej 30 milionë eurove.
Por, sulmuesi francez e dëshiron dyfishin e parave, për ta nënshkruar kontratën e re.
Dembele këtë edicion e nisi me lëndime. Në 16 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka katër asistime.