Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka vendosur që t’i përfshijë në skuadër Ousmane Dembelen dhe Marquinhosin për ndeshjen e së martës në Ligën e Kampionëve.
Parisi nga ora 21:00 do të luajë me Bayer Leverkusenin në udhëtim, në ndeshjen që i takon xhiros së tretë të fazës së ligës.
Fituesi i “Topit të Artë”, Dembele, nuk ka luajtur që nga 14 shtatori.
Parisit i ka munguar në shtatë ndeshjet e fundit.
Për shkak të lëndimit edhe mbrojtësi brazilian, Marquinhos, i ka munguar parisienëve në katër ndeshjet e fundit.
Mediumet franceze kanë shkruar të hënën se Enrique dhe stafi i tij nuk do të rrezikojnë shumë me dy lojtarët kryesorë.
Të dy mund të luajnë disa minuta por ekziston mundësia që të qëndrojnë edhe në stol.