Fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, ka udhëtuar në Katar për ta vazhduar rehabilitimin.
Francezi Dembele u lëndua sa ishte i angazhuar me Përfaqësuesen e Francës. Ai ka një lëndim në kofshën e djathtë dhe është paraparë që të mungojë gjashtë javë.
Sulmuesi do ta vazhdojë trajtimin në spitalin Aspetar në Doha.
PSG-ja e shfrytëzon vazhdimisht spitalin Aspetar për t’i trajtuar lëndimet e futbollistëve.
28-vjeçari Dembele u ka munguar parisienëve në katër ndeshjet e fundit.
Te kampioni francez të lënduar janë edhe Vitinha, Khvicha Kvaratskhelia, Marquinhos, Fabian Ruiz e Joao Neves.
Dembele këtë edicion në tri ndeshjet e zhvilluara në kampionat ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim.