Kryendeshja e xhiros së 36-të e elitës së futbollit anglez mes Liverpoolit dhe Chelseat e zhvilluar të shtunën, është mbyllur baras.
Liverpooli dhe Chelsea barazuan 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rezultat, Liverpooli rrezikon vendin e katërt, kurse Chelsea rrezikon të mbetet pa garë evropiane në edicionin e ardhshëm.
Golat u shënuan në pjesën e parë.
Rayan Gravenberch realizoi gol të bukur në minutën e gjashtë, ndërsa Enzo Fernandez shënoi në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrave iu anulua nga një gol për pozitë jashtë loje, ai i Cole Palmerit të Chelseat në minutën e 49-të, dhe i Curtis Jonesit të Liverpoolit në minutën e 58-të.
Liverpooli i ka 59 pikë në vendin e katërt, me një ndeshje më shumë të luajtur se Aston Villa që i ka 58 pikë.
Chelsea në vendin e nëntë i ka 49 pikë, vetëm një më shumë se Evertoni dhe Fulhami i vendit të dhjetë e 11-të, që e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Sunderlandi i 12-ti i ka 47 pikë.
Chelsea mbetet pa fitore në Premier League prej 4 marsit.