Derbi i xhiros së tetë të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit do të luhet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 15:00. Kështu ka njoftuar të martën Prishtina.
Ndeshja ishte e paraparë të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Por FFK-ja ka marrë vendim që ndeshjen ta zhvendos në Hajvali.
Kjo vjen për shkak të nevojës për mirëmbajtje dhe përpunim të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të Përfaqësueses së Kosovës.
Prishtina është lidere me 16 pikë. Ballkani ka një pikë më pak në vendin e dytë.