Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Drita në epërsi, shënon Liridon Balaj

fc drita

Drita ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Ferizajt me gol të Liridon Balajt në minutën e 82-të të ndeshjes që po luhet në Gjilan.


Mbyllet pjesa e parë në Gjilan

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa e parë e ndeshjes mes Dritës dhe Ferizajt është mbyllur baras, 1:1.

Për Ferizajn në minutën e 18-të shënoi Kushtrim Shabani.

Ndërkohë, për Dritën realizoi Vesel Limaj, në minutën e 36-të.


Drita barazon rezultatin

Drita ka barazuar rezultatin ndaj Ferizajt në 1:1.

Gol me gjuajtje të fuqishme në minutën e 36-të ka shënuar Vesel Limaj.


Ferizaj po e befason Dritën

Ferizaj ka kaluar në epërsi ndaj Dritës në Gjilan.

Golin për 1:0 e shënoi Kushtrim Shabani. Shabani në minutën e 18-të harkoi në zonë. Harkimit të tij nuk iu përgjigj askush, por topi në fund përfundoi në portën e portierit Faton Maloku.

Ndeshja i takon xhiros së 28-të të Superligës.