Futboll

Dhuna te kategoritë e reja - shqetësuese

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur edhe të dielën pasdite në ndeshjen e kategorive të reja, përkatësisht në ndeshjen e ekipeve Top Football dhe Ramiz Sadiku, që i takoi javës së 19-të të ligës U15 të Kosovës në futboll.

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur edhe të dielën pasdite në ndeshjen e kategorive të reja, përkatësisht në ndeshjen e ekipeve Top Football dhe Ramiz Sadiku, që i takoi javës së 19-të të ligës U15 të Kosovës në futboll. Ndeshjen në fund e fitoi Top Football me rezultat 3:0.

Larg syve të opinionit, në Ligat e Para e të Dyta të Kosovës në futboll, në ligat e tjera të niveleve të ulëta dhe te kategoritë e reja, ka skena dhune herë pas here.

Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur edhe të dielën pasdite në ndeshjen e kategorive të reja, përkatësisht në ndeshjen e ekipeve Top Football dhe Ramiz Sadiku, që i takoi javës së 19-të të ligës U15 të Kosovës në futboll. Ndeshjen në fund e fitoi Top Football me rezultat 3:0.

Rrahja nisi pas ndërhyrjes së lojtarit të Ramiz Sadikut ndaj lojtarit të Top Footballit.

Në fakt, lojtari i Ramiz Sadikut u sulmua nga lojtari i Top Football. Fillimisht e kapi për fyti e më pas nisi të shpërndajë edhe grushte ndaj lojtarit kundërshtar. Më pas vrapuan edhe lojtarët e tjerë të Ramiz Sadikut për ta përkrahur bashkëlojtarin e tyre. U krijua tollovi në mesin e fushës. Situata u qetësua vetëm pas intervenimit të zyrtarëve të të dyja ekipeve dhe disa prindërve.

Në videoincizime dëgjohen disa prindër që mbështesin rrahjen dhe duke nxitur atë.

“Godite nëntëshin”, dëgjohet të thotë një prind teksa shihte tollovinë e krijuar në mesin e fushës.

Trajneri i ekipit U15 të Ramiz Sadikut, Dardan Kryeziu, gishtin e drejton kah gjyqtarët e ndeshjes.

“Gjyqtari i ndeshjes së bashku me delegatin vendosën që loja të vazhdojë, pa dhënë asnjë karton apo vërejtje zyrtare për palët e përfshira”, ka thënë Kryeziu.

Ai thotë se nuk është sulmuar vetëm një lojtar. Sipas Kryeziut, fizikisht u sulmua edhe një lojtar tjetër. Dy lojtarët e sulmuar, sipas Kryeziut, në të kaluarën ishin pjesë e ekipit Top Football. Ai bën thirrje që incidente të tilla të mos përsëriten.

Dhuna assesi të largohet nga futbolli, ndërsa një prej faktorëve janë edhe prindërit.

Në raste ata janë edhe iniciatorë të rrahjeve apo sulmeve fizike.

“Trajnerët e kryejnë detyrën e tyre, por mendoj se prindërit duhet të merren më shumë me edukimin e fëmijëve. Prindërit të hyjnë në fushë është e papranueshme. Fëmijët duhet t’i lënë të merren me futboll. Duhet ta kuptojnë se futbolli është edukim. Duhet ta shohin në aspekt pozitiv kur fëmijët e tyre merren me sport, sepse kjo do të thotë se ai fëmijë është larguar nga rruga, merret me punë të mira. Duhet t’ia lënë kohës që të zhvillohet në faza të ndryshme. Duhet ta kuptojnë që fëmija duhet të zhvillohet me lojë, gara dhe pa presion të prindit. Prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm.”, ka thënë ish-trajneri i Kosovës U15, Gazmend Haliti.

Rrahje te grupmoshat e reja ka pasur edhe në të kaluarën, thotë trajneri i futbollit Bylbyl Sokoli. Trajneri aktual i Drenicës, thotë se për të limituar incidentet, duhet të respektohen rregulloret disiplinore të Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Rastet e tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por tash po raportohet më shumë. Fërkimet në ndeshjet e kategorive të reja kanë ekzistuar edhe më herët. Për t’u dalë në rrugë incidenteve, duhet të respektohen rregulloret disiplinore dhe asgjë tjetër. Rregulloret disiplinore janë mjaft rigoroze për të parandaluar incidentet. Duhet të sigurohen ndeshjet, të ketë sigurim në tribuna, lojtarët dhe në rast të incidenteve të merren masa të rrepta disiplinore. Ka stadiume që nuk kanë as rrethoja dhe nga aty mund të rrëzohet dikush apo edhe të kalojë brenda fushës. Thjesht të përmirësohet organizimi”, ka thënë Sokoli.

Rastet e dhunës dhe rrahjet janë dënuar në të kaluarën nga Federata e Futbollit e Kosovës. Por shumica e rasteve kalojnë pa “u bërë të mëdha”. 

Në FFK thonë se do t’i luftojnë me të gjitha mekanizmat rastet e dhunës.

“Federata e Futbollit e Kosovës edhe një herë dënon fuqishëm çdo formë dhune, teksa vendimet për lëshimet në organizimin e ndeshjes nga klubi vendas tashmë janë marrë, në përputhje me rregulloret e garave”, ka thënë kryetari i FFK-së, Agim Ademi pas pritjes që i bëri lojtarit të grupmoshës U15 të Fushë Kosovës, Belgin Jashari.

Jashari ishte goditur me shqelm nga një prind gjatë një ndeshjeje të grupmoshave të reja.

Krahas dhunës, te kategoritë e reja ka edhe akuza shqetësuese për kurdisje të ndeshjeve.