Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Didier Deschamps, kandidat për ta drejtuar Realin

Didier Deschamps

Përzgjedhësi aktual i Francës, Didier Deschamps, është kandidat për ta drejtuar Real Madridin nga edicioni i ardhshëm.

Jose Mourinho është i preferuari i presidentit të klubit mbretëror, Florentino Perez, por Deschamps është kandidat për ta marrë drejtimin e Realit, shkruajnë mediume të ndryshme të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interesim për ta drejtuar Realin ka shfaqur edhe francezi 57-vjeçar. Por ai është plotëissht i përqendruar në përgatitjet për Kupën e Botës, ku synon ta fitoj titullin  e dytë si përzgjedhës i Francës pas triumfit në vitin 2018.

Deschamps do të largohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 nga Franca pas 14 vjetësh.

Prej emrave të përfolur janë edhe ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dhe përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.