Borussia Dortmundi është ndalur në barazim në ndeshjen hapëse të edicionit 2025/26 në Bundesligë.
“Verdhezinjtë” të shtunën mbrëma në udhëtim barazuan 3:3 me St. Paulin.
Sulmuesi Serhou Guirassy e kaloi në epërsi Dortmundin në minutën e 34-t.
Pesë minuta më pas, Guirassy, kishte mundësinë që ta dyfishonte rezultatin por ai nuk u tregua i saktë nga penalltia.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 50-të me golin që e realizoi Andreas Hountondji.
Waldemar Anton i kaloi sërish në epërsi 2:1 mysafirët në minutën e 67-të.
Shtatë minuta më pas, Julian Brandt, shënoi për 3:1 në të mirë të Dortmundit.
Danel Sinani në minutën e 86-të e ngushtoi rezultatin në 2:1 dhe tre minuta më pas Eric Smith shënoi për 3:3 për t’ia siguruar një pikë St. Paulit.
Te Dortmundi në minutën e 85-të mbrojtësi italian, Filippo Mane, u ndëshkua direkt me karton të kuq.