Futboll

Drejtori Sportiv i Belgjikës: Jashari lojtari më i mirë në ligë

Ardon Jashari

Ardon Jashari

Drejtori sportiv i Përfaqësueses së Belgjikës, Vincent Mannaert, e konsideron Ardon Jasharin si lojtarin më të mirë në ligën belge të futbollit. 

“Ai ka qenë lojtari më i mirë në ligën belge këtë sezon”, ka thënë Mannaert të enjten për “20 Minuten”.

Ai e njeh mirë Jasharin. Belgu ishte drejtor ekzekutiv i Club Brugget der inë fund të sezonit të kaluar dhe ishte i përfshirë në bisedimet për trajnsferimin e Jasharit nga Luzerni te Brugge.

22-vjeçari i Club Brugget, është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Paris Saint-Germain, Juventus, Milan dhe disa klube tjera të mëdha angleze raportohet se janë duke biseduar me Bruggen për Jasharin. 

“Ai do të bëjë lëvizjen e duhur. Ai është një djalë shumë i zgjuar që merr vendime të zgjuara”, ka theksuar Mannaert.

Jashari me ekipin belg ka kontratë deri në vitin 2029.