Francezi Kemehlo Nguena është futbollisti më i ri i kampiones në fuqi të Kosovës, Dritës.
Drita të premten mbrëma e zyrtarizoi transferimin e Nguenas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo25-vjeçari Nguena te Drita u transferua si lojtar i lirë. Së fundi ishte pjesë e skuadrës nga Letonia, Auda.
Në Letoni, Nguena, ka luajtur edhe për skuadrën e Rigas. Ndërsa karrierë ka bërë edhe te Slavia Sofia në Bullgari dhe në Francë te Troyes.
Kartoni i Nguenas, sipas faqes “Transfermarkt” është i vlefshëm 300 mijë euro. Nguena luan në pozitën e mesfushorit.
Drita në afatin kalimtar dimëror e transferoi edhe Florent Ramadanin dhe Oniks Grezdan.
Ndërsa mbylli bashkëpunimin me Salifu Ibrahimin dhe Endrit Morinën.