Futboll

Drita kalon Ballkanin në ranglistën e UEFA-s

drita

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) e ka publikuar të martën ranglistën e re për klube. Në ranglistën e re të UEFA-s, Drita zë vendin e 151-të, kurse Ballkani është në pozitën e 160-të. 

Prishtina është e 336-ta, Llapi i 341-ti, Malisheva e 367-ta. Pozitat 368 e 369 i mbajnë Dukagjini, përkatësisht Gjilani.

Drita po paraqitet në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. Fitoi ndaj Shelbournet 1:0, ndërsa ka barazuar kundër KuPS-it dhe Omonias.