Drita e ka bërë edhe një hap të madh drejt mbrojtjes së titullit pas fitores të shtunën ndaj Prishtinës së Re.
Ndeshjen e xhiros së 32-të të elitës së futbollit kosovar, të luajtur në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Drita e fitoi 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm në ndeshje e realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 40-të nga penalltia. Penalltinë e fitoi Kristal Abazaj, pasi u pengua në zonë nga mesfushori defensiv, Cheick Doukoure. Gjyqtari Valon Bajgora sinjalizoi menjëherë në pikën e bardhë.
Merita në fitoren e gjilanasve pati edhe portieri Faton Maloku, që u shqua me disa pritje.
Drita me fitore në vendin e parë tani i ka 63 pikë - tetë më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak. Prishtina e Re zbeh gjasat për mbetje në elitë pas kësaj disfate. Me 28 pikë është e fundit në tabelë.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.
Mbyllet pjesa e parë në Hajvali, Drita në epërsi
Drita ka epërsi prej një goli pas pjesës së parë ndaj Prishtinës së Re. Me fitore do t’i afrohej edhe më shumë mbrojtjes së titullit, ndërsa Prishtina e Re me humbje do të thellohej edhe më shumë në fund të tabelës.
Do të kishte shumë më pak gjasa për mbijetesë.
Golin e vetëm në pjesën e parë për gjilanasit e shënoi Besnik Krasniqi nga penalltia, në minutën e 40-të.
Drita në epërsi ndaj Prishtinës së Re
Drita ka shënuar gol ndaj Prishtinës së Re në ndeshjen e xhiros së 32-të të Superligës në futboll.
Golin për 1:0 në ndeshjen që po luhet në terrenin me bar sintetik në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, e realizoi Besnik Krasniqi.
Mbrojtësi i krahut të djathtë e realizoi golin e shtatë të sezonit në minutën e 40-të.
Penalltinë e fitoi Kristal Abazaj, pasi u pengua në zonë nga mesfushori defensiv, Cheick Doukoure dhe gjyqtari Valon Bajgora sinjalizoi menjëherë në pikën e bardhë.