Futboll

Dy asistime nga Laçi, një gol nga Zeqiri për Rizesporin

Rizespor

Qazim Laçi dhe Altin Zeqiri kanë lënë gjurmë në fitoren e skuadrës së Rizesporit.

Rizespori e mposhti Antalyasporin të premten në udhëtim me rezultatin e thellë, 5:2.

Ndeshja i takoi xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.

Laçi regjistroi dy asistime kurse Zeqiri shënoi një gol.

Mesfushori Laçi asistoi te goli i parë në minutën e katërt dhe te goli i tretë në minutën e 48-të.

Ndërsa sulmuesi Zeqiri realizoi për 4:1 në minutën e 86-të. Ai në lojë u inkuadrua nga minuta e 77-të. Laçi e kompletoi ndeshjen.

Për 29-vjeçarin Laçi ishin dy asistimet e para këtë edicion kurse për 25-vjeçarin Zeqiri ishte goli i parë.

Rizespori ka tetë pikë në vendin e 12-të. Antalyaspori ka dy pikë më shumë në pozitën e nëntë.