Futboll

Dy golat e Leaos e bëjnë Milanin lider

Rafael Leao

Rafael Leao shënoi dy gola për Milanin të dielën mbrëma ndaj Fiorentinas në fitoren 2:1, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A. 

Dhe me golat e Leaos, Milani është ngjitur në vendin e parë në tabelë. 
Robin Gosens e kaloi në epërsi Fiorentinan në minutën e 55-të. 

Por, Leao në minutën e 63-të me gol të bukur nga distanca i barazoi fillimisht shifrat, e katër minuta para fundit, ishte i saktë nga penalltia për 2:1. 

Për Leaon ishin golat e parë në “San Siro” pas 512 ditëve. 

Për herë të fundit në shtëpi, në Serie A, kishte shënuar më 25 maj 2024 ndaj Salernitanas. 
Milani i pari tani ka 16 pikë, një më shumë se Interi, Napoli dhe Roma. 

Fiorentina në vendin e 18-të ka vetëm tri pikë në shtatë ndeshje.