Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E goditur nga lëndimet, Barça shpreson të vazhdojë afrimin me titull

Barcelona

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, beson se skuadra e tij nuk do të ketë telashe ta kalojë periudhën me lëndime të lojtarëve dhe të bëjë hapin e radhës drejt titullit në La Liga.

Të shtunën nga ora 21:00, Barcelona luan në udhëtim tek Athletic Bilbao.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me fitore, Barcelona do të vazhdonte marshimin drejt një tjetër titulli në elitën spanjolle dhe do ta largonte paksa presionin që e ka nga Real Madridi.

Jules Kounde dhe Alejandro Balde u lënduan në fitoren 3:0 në gjysmëfinalen kthyese të Kupës së Mbretit, por që nuk mjaftoi për të avancuar tutje.

Mesfushorët Frenkie de Jong dhe Gavi po ashtu janë të lënduar, ndërsa është kthyer Robert Lewandowski.

Barcelonës pas eliminimit nga Kupa e Mbretit i ka mbetur të luftojë në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Në Champions, Barcelona më 10 mars e luan ndeshjen e parë të një të tetës së finales në udhëtim te Newcastle.

Me peshë të madhe do të jetë edhe ndeshja mes Osasunas dhe Mallorcas që luhet nga ora 14:00 të shtunën.

Te Mallorca pritet tjetër paraqitje e mirë e Vedat Muriqit, sulmuesit të Kosovës.