*Artikull i përditësuar - Listës së gjatë të futbollistëve me rrënjë nga Kosova që kanë depërtuar deri në ekipin e parë të Bayern Munichut, i është shtuar edhe Erblin Osmani.
Osmani debutoi të shtunën me ekipin e të rriturve te klubi i madh gjerman.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo16-vjeçari e zëvendësoi Leon Goretzkan në mesfushë në minutën e 87-të, në fitoren e thellë 4:0 të Bayern Munichut ndaj Union Berlinit.
Ndeshja i takoi xhiros së 27-të të Bundesligës gjermane.
Me ekipin e parë të Bayern Munichut më herët kanë luajtur edhe Xherdan Shaqiri, Ylli Sallahi, Arijon Ibrahimoviqi, Leon Dajaku e Meritan Shabani.
Tani kësaj liste iu shtua edhe Osmani që luan në pozitën e mesfushorit defensiv.
Osmani është pjesë e Gjermanisë U16, ndërsa te Bayerni është prej vitit 2017. Bayernit iu bashkua nga të rinjtë e Milbertsh Youth.
Ai ka luajtur në këtë edicion me U17 të Bayernit, ku është edhe kapiten. Ka paraqitje edhe me grupmoshën U19.
Në 15 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat, Osmani ka realizuar tri gola dhe i ka pesë asistime.
Bayern Munichu në ndeshjen e së shtunës nuk pati telashe. Dy herë shënoi në pjesën e parë, me realizator Michael Olisen në minutën e 43-të dhe Serge Gnabryn në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Harry Kane shënoi katër minuta pas pushimit, ndërsa Gnabry me tjetër gol në minutën e 67-të, e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Bayern Munichu në pozitën e parë prin bindshëm me 70 pikë, ndërsa Union Berlini në mesin e tabelës i ka 31 pikë.
Osmani tani i dyti, por cilët yje të Bayernit mbetën pas tij?
Një tjetër debutes te Bayern Munichu. Dhe është një futbollist me rrënjë nga Kosova. Në fitoren 4:0 ndaj Union Berlinit të shtunën, trajneri Vincent Kompany inkuadroi në lojë 16-vjeçarin Erblin Osmani. Vetëm një futbollist i Bayern Munichut në histori të Bundesligës ka qenë më i ri. Por kush ka mbetur prapa Osmanit?
Listën e 20 futbollistëve më të rinj në moshë që kanë debutuar për ekipin e të rriturve te Bayerni, e ka bërë publike të shtunën mediumi i fuqishëm “Kicker”.
Paul Ëanner me 16 vjet e 14 ditë debutoi më 7 janar të vitit 2022 dhe është më i riu te Bayerni që ka debutuar në elitën gjermane.
Pas tij është Osmani me 16 vjet e 306 ditë, me debutimin më 21 mars 2026.
Prapa Osmanit ka emra të shquar dhe shqiptarë të tjerë po ashtu.
Cassiano Kiala, Wisdom Mike, Arijon Ibrahimoviq, Mathys Tel, Jamal Musiala, Maycon Cardozo, Lennart Karl, Pierre-Emile Hojbjerg, David Alaba, Toni Kroos, Gianluca Gaudino, Berkant Goktan, Jonah Kusi-Asare, Franck Evina, Lucas Copado, Roque Santa Cruz, Lars Lukas Mai dhe Max Eberl, kanë mbetur prapa Osmanit në listën prej 20 futbollistëve më të rinj që kanë debutuar te Bayern Munichu në Bundesligë.
Osmani vendosi rekord të ri në Bundesligë
Me paraqitjen dhe debutimin që e pati të shtunën me ekipin e të rriturve të Bayern Munichut, Erblin Osmani ka vendosur edhe një rekord për gjigantin bavarez.
Me 16 vjet e 306 ditë, Osmani është bërë futbollisti i dytë më i ri që debuton në elitën gjermane për klubin e madh gjerman.
Vetëm Paul Wanner me 16 vjet e 15 ditë ishte më i ri se Osmani, të cilit iu dha rasti nga trajneri belg, Vincent Kompany.