Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe Namani nga Llapi te Prishtina

Hamdi Namani

Pas prezantimit të Blendi Baftiut, Prishtina ka njoftuar se i ka siguruar shërbimet edhe të mesfushorit Hamdi Namani.

Namani u largua në fund të këtij edicioni nga Llapi pasi prishi kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mirë se vjen Hamdi”, ka shkruar klubi kryeqytetas në Facebook të shtunën.

Për faqen zyrtare të klubit prishtinas, Namani ka thënë se synon paraqitje dinjitoze në garat evropiane e edhe trofetë vendorë.

“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh dhe shumë ambicioz siç është Prishtina. Këtu kam gjetur një grup shumë të fortë futbollistesh, shumicën e të cilave i njoh mirë, pasi që i kam pasur bashkëlojtarë. Gjithashtu e njoh mirë edhe trajnerin dhe kjo do ta bëjë më të lehtë ambientimin tim. Me Prishtinën, së pari synoj të kemi paraqitje dinjitoze në garat evropiane e më pas synojmë trofetë vendorë, pasi që dalëngadalë skuadra po forcohet dhe nuk kemi rrugë tjetër pos të luftojmë për çdo trofe”, ka thënë ai.

31-vjeçari i ishte bashkuar Llapit para fillimit të edicionit 2023/2024. Me Llapin ka luajtur 77 ndeshje, ndërsa ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.