Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edon Zhegrova nuk është në planet e Juventusit

Edon Zhegrova

Juventusi ka vendosur për të ardhmen e Edon Zhegrovës.

Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, kosovari nuk është pjesë e planeve të klubit dhe do të lirohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas gazetës së madhe italiane, “Zonja e Vjetër” kërkon rreth 13 milionë euro për Zhegrovën.

Zhegrova ka pasur pak hapësirë te Juventusi, pas transferimit nga Lille vitin e kaluar.

Së fundmi interesim për Zhegrovën ka shprehur Trabzonspori.

Në garë për transferimin e Zhegrovës është edhe skuadra franceze, Marseille.

Me fanellën e Juves, Zhegrova, ka luajtur 326 minuta në 16 ndeshje në Serie A. Në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve, Zhegrova luajti 143 minuta, kurse për Kupë të Italisë kaloi 16 minuta në fushë në dy ndeshje.