Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.
Finalja e Championsit zhvillohet më 30 maj në Budapest.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund të presim një finale vërtet të shkëlqyer”, ka thënë Enrique në konferencë për media të mërkurën.
Ai ka theksuar se Arsenali me plot meritë e fitoi Premier Leaguen, ndërsa ka shtuar se Mikel Arteta është “trajner lider”.
“Londinezët fituan Premier League dhe janë në finalen e Ligës së Kampionëve këtë vit pasi arritën në gjysmëfinale sezonin e kaluar”, është shprehur Enrique.
Ai ka folur edhe për rolin e Ousmane Dembeles, të cilin e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm.
“Ai është shembullor”, ka thënë Enrique.
PSG është fitues në fuqi i Ligës së Kampionëve.