Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani fiton dhe ruan vendin e parë

Ballkaniiiii

Ballkani ka shënuar fitore shumë të vështirë të dielën dhe e ka ruajtur pozitën e parë në tabelë.

Ballkani e mposhti në udhëtim Gjilanin me rezultatin 2:1, në kuadër të javës së 19-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për skuadrën nga Suhareka ishte fitorja e dhjetë këtë edicion, krahas gjashtë barazimeve dhe tri disfatave.

Almir Kryeziu shënoi gol të bukur në minutën e tretë për epërsinë e Ballkanit.

Ballkani shifrat i dyfishoi në minutën e 63-t me golin që e realizoi Albert Diene.

Tetë minuta më pas, Gjilani e ngushtoi rezultatin në 2:1. Autor i golit ishte Oltion Bilali. Por goli i Bilalit në fund nuk ia rrezikoi fitoren mysafirëve.

Ballkani ka 36 pikë. Prishtina ka tri pikë më pak në pozitën e dytë. Drita renditet në pozitën e tretë me 32 pikë.

Gjilani ka 26 pikë në vendin e gjashtë.


Gjilani ngushton rezultatin

Gjilani e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 ndaj Ballkanit.

Golin për Gjilanin e realizoi Oltion Bilali në minutën e 72-të.

Ndeshja është e vlefshme për javën e 19-të të elitës së futbollit kosovar.


Ballkani e shënon golin e dytë ndaj Gjilanit

Ballkani e ka dyfishuar rezultatin ndaj Gjilanit.

Albert Diene shënoi për 2:0 në minutën e 63-t. Golin e parë për skuadrën suharekase e shënoi Almir Kryeziu në minutën e tretë.

 Ndeshja është e vlefshme për javën e 19-të të elitës së futbollit kosovar.


Ballkani në epërsi pas pjesës së parë

Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Gjilanit.

Almir Kryeziu shënoi gol në minutën e dytë për epërsinë e skuadrës suharekase. 

Sulmuesi Kryeziu shënoi gol të bukur nga afërsia.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit i takon xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës.


Epërsi e hershme e Ballkanit

Almir Kryeziu ka shënuar gol në minutën e dytë për ta kaluar në epërsi Ballkanin ndaj Gjilanit.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit i takon xhiros së 19-të të Superligës së Kosovës.

Sulmuesi Kryeziu shënoi gol të bukur nga afërsia.